Site icon Telegrafi

Futbolli nuk duhet të rikthehet deri në fund të sezonit 2020/21 – kështu po kërkon Organizata Botërore e Shëndetit

Organizata Botërore e Shëndetit ka kërkuar që futbolli të suspendohet deri në fund të sezonit 2020/2021.

Raportohet s OBSH po kërkon që të vendosen masa ekstreme në mënyrë që të parandalohet përhapja e coronavirusit.

La Republica bën të ditur se organizata e ka ngritur këtë çështje në takimin e fundit të mbajtur nga UEFA me 55 vendet anëtare të saj

Lexo po ashtu Ministri italian, Spadafora: Sporti nuk është vetëm futboll

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian e ka mohuar se një gjë e tillë u është kërkuar.

“Kjo nuk është e vërtetë. OBSH nuk na ka kërkuar asnjëherë që të përjashtojmë futbollin deri në fund të sezonit 2020/21”, thuhet në njoftim.

Nëse futbolli përjashtohet deri në verën e vitit 2021, atëherë shumë klube do të ishin në gjendje të rëndë financiare. /Telegrafi/

Exit mobile version