Telegrafi

Futbolli luhet edhe brenda në xhami (Video)

Në xhaminë “Ferah Mahallesi Merkez Camii” e cila ndodhet në Stamboll të Turqisë, fëmijët janë përballur më një surprizë të këndshme nga mësuesi i tyre, imami i kësaj xhamie.

Me qëllim që fëmijët të adaptohen më lehtë me ambientin e xhamisë, ai ka organizuar një lojë futbolli, për t’i gëzuar fëmijët, transmeton lajmi.net.

Në një video që ka tashmë shikime rekorde, shihen imami dhe një plak, i cili kryen obligimet në këtë xhami duke luajtur futboll.

Në sfond shihen edhe fëmijët të cilët po bëjnë tifo si duket për mësuesin e tyre, teksa plaku bënë përpjekje për të mbrojtur “portën” e tij, nga goditjet e imamit.