Site icon Telegrafi

Futbolli kosovar mbetet i izoluar

Premtimi i Federatës së Futbollit të Kosovës, se viti 2013 do t’i hapë “portat” ndërkombëtare, dhe së këtë vit Përfaqësueses A të Kosovës do t’i mundësohet që së paku të luajë ndeshje miqësore, doli të jetë vetëm edhe një mashtrim i radhës. Ndonëse zyrtarët e këtij institucioni vazhdojnë të deklarohen se Kosova nuk e ka të largët pranimin, futbolli kosovar vazhdon të mbetet i izoluar. Tash e 14 vite asnjë lëvizje përpara as sa i përket ndërkombëtarizimit, madje as sa i përket futbollit vendor. Njohësit e kësaj lëmie tash e një kohë, deklarohen se jemi duke e mashtruar veten se me këtë ritëm dhe me këtë organizim nuk ecet përpara.

Të rikujtojmë disa nga premtimet që i bënë zyrtarët e FFK-së e të cilat deri më tash asnjë nuk u realizua. Më herët zyrtarët e FFK-së premtuan se do të jenë pjesë e kualifikimeve për botërorin 2012 e 2014. Kjo iku, madje tash nuk është e mundur as marrja pjesë në kualifikimet për evropianin 2016 që nisin në vjeshtën e vitin 2014. Kjo pasi që tashmë vazot janë caktuar dhe dihen cilat përfaqësuese do të garojnë. Pra Kosovës i duhet të mendojë vetëm për kualifikimet e kampionatin botëror të vitit 2018, e që shikuar realisht, deri atëherë FFK-ja edhe po të rrijë me “duar në xhepa” kjo do të realizohet, pasi që nuk ka ku të shkojë më gjatë. Njëra nga deklaratat më të famshme të te parit të FFK-së, vazhdon të mbetët ajo e majit të vitit 2012, në të cilin Vokrri pati deklaruar. “Sot më konfirmuan lajmin nga FIFA se Kosova është pranuar për lojërat miqësore ndërkombëtare, Republika e Kosovës po ndërkombëtarizohet tani edhe përmes futbollit. Jemi të lumtur për këtë gjë sepse kjo shënon një hap të rëndësishëm për futbollin Kosovar,” kishte thënë Vokrri në atë kohë.

Tash kanë kaluar 2 vjet nga ajo deklaratat ndërsa gjërat nuk duken askund siç është thënë. Me deklarata bombastike disa herë ka dal edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu. “Ky vit mendoj se do të jetë vendimtar për ndërkombëtarizim të sportit. Realisht nuk është mundur të arrihet më shumë deri më tash, edhe kjo që kemi tani është arritur me shumë mund”, është deklaratë e Salihu e dhënë në vitin 2012, prej atëherë po kalojnë gati dy vjet, por ndërkombëtarizimi s’u arrit. Një vit më vonë saktësisht në nëntor sekretari “bombardojë” edhe më deklaratën tjetër të fortë, kur kishte thënë se Kosova 99 për qind në dhjetor do të pranohet për të zhvilluar ndeshje miqësore. As kjo nuk ndodhi. Tash vitin 2013 e lamë pas, hymë në 2014 të cilin gjithashtu po e nisin me premtime të forta. Zyrtarët e futbollit tonë se 13 janari do të sjell vendim përfundimtar për futbollin kosovar, e që të gjithë shpresojmë që kjo të mos mbetet vetëm deklaratë në letër. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version