Telegrafi

Futbolli ka një pozicion të ri – “arma sekrete” e tre trajnerëve që luftojnë për titullin e Ligës Premier

Një tifoz ka pretenduar se Liga Premier ka krijuar një pozicion të ri në futboll, duke shënuar kështu evolucionin e fundit në lojë.

Sipas një tifozi të quajtur Rafaz, ky ndryshim po shfaqet nga tri klubet kryesore në elitën e futbollit anglez.

Leximi i një artikulli ka bërë që Rafaz të vinte me një mendim i cili kryesisht ka të bëjë në lidhje me Kai Havertz, Cody Gakpo dhe Julian Alvarez.

Ai shpjegoi se si treshja e lojtarëve të lartpërmendur janë duke operuar në një rol unik të cilin në bazë e quan një hibrid të pozicioneve tjera.

Nuk janë as mesfushorë e as sulmues, që do të thotë diçka në mes të tyre.

“Kjo i jep jetë numrit 8.5. Jo numrit tetë, jo numrit nëntë, jo numrit dhjetë. Nëse e shikoni profilin e këtyre tre lojtarëve, ku luajnë ata”, ka thënë fillimisht Rafaz.

@thehonestfootballcoach

Is the Prem INVENTING a NEW POSITION…?🤯🔥 #footballtiktok #soccertiktok #footballcoach #soccercoach #footballedit #premierleague #footballvideo #premierleague

♬ 十宗罪(治愈系) – 气质隆Sir

“Futbolli modern po lëviz në një mënyrë kur njëri nga katër mbrojtësit avancon në mesfushë, qoftë ai qendërmbrojtës, mbrojtës i majtë apo mbrojtës i djathtë. Fakti që ju keni një ‘trup shtesë’ në mesfushë nga mbrojtja, që lejon që njëri nga këta të tre të jetë paksa i ndryshëm nga karakteristikat tradicionale që lidhen me atë pozicion”, është shprehur Rafaz.

“Ju mund të keni një lojtar që luan në pozitën e numrit tetë, por tani ai mund të jetë një 8.5”.

Rafaz mendon se nuk është një rastësi se tri ekipet më të mira kanë vendosur lojtarë si një numër 8.5 dhe është i intriguar për të parë se si do të jetë ndryshimi taktik i radhës./Telegrafi/