Site icon Telegrafi

Futbolli bashkon të gjithë – pronari i shtëpisë e ftoi shpërndarësin e picave ta shikojë penalltinë e Kane kundër Francës

Shpërndarësi i picave Domino’s përfundoi brenda në shtëpinë e një klienti, pasi në momentin që ia solli porosinë ata ishin duke shikuar goditjen e penalltisë se Harry Kane ndaj Francës dhe pjesë e shikimit u bë edhe vetë ai.

Pasi shënoi penalltinë e parë në fillim të pjesës së dytë, Kanet iu ofrua mundësia për të barazuar rezultatin për herë të dytë kur një rishikim i VAR-it përfundimisht vendosi që Theo Hernandez kishte ndërhyrë në mënyrë të gabuar ndaj Mason Mount.

I gjithë vendi po shikonte dhe lutej me shpresë për golin e barazimit dhe kjo përfshinte edhe një djalë që po punonte si shpërndarës i picave Domino’s.

Momenti i ekzekutimit të penalltisë nga Kane

Një video është bërë virale që tregon atë që duket të jetë një shpërndarës picash me sytë e fiksuar në televizor.

“Penalltia e dytë e Kane dhe shpërndarësi i domino’s kërkoi të hynte dhe ta shikonte”, shkruante në videon e postuar në rrjetet sociale.

Video e postuar ka grumbulluar 1.4 milionë shikime në TikTok, si dhe mbi 150 mijë pëlqime.

Në komente, tifozët e përshëndetën pronarin e shtëpisë që e la djalin të hynte për të parë penalltinë. /Telegrafi/

Exit mobile version