Site icon Telegrafi

Futboll, Vëllaznimi rrëmben kreun

Për dallim nga java e kaluar këtë herë Prishtina ishte ma kërkuese, zhvilloi lojë më të përqendruar krijoi raste, por nuk ja doli të shënojë fitore. Në pjesën e parë Prishtina sulmonte, ndërsa Drenica shënoi gol duke përmbyllur kaptinën e parë në favorin e saj.

Në pjesën e dytë Prishtina barazoi, ndërsa mysafirët me pakëz më shumë fat kanë mundur të fitojnë përsëri kur në fund patën dy raste ideale, të cilat nuk i konkretizuan. Prishtina me këtë barazim humbi pozitën e liderit në tabelën e klasifikimit.

Vëllaznimi me shumë mund e fitoi duelin me Lirinë (2-1) duke marrë kryesimin e skuadrave elite. Gjakovarët iu gëzuan fitores, ndërsa prizrenasit “meritat” për këtë triumf të nikoqirëve ja atribuuan gjyqtarit.

Trepça’89 për së treti herë në këtë kampionat fitoi derbin lokal. Këtë herë mposhti bindshëm, 3-1, Trepçën. Me këtë fitore mitrovicasit shkurtuan diferencën e pikëve (-2) me liderin Vëllaznimin, duke mbetur ndër pretendentët kryesorë për titull.

Fitoren më të thellë në këtë xhiro e shënoi Hysi, i cili deklasoi KEK-un (4-0). Në këtë ndeshje dominuan tërësisht vendasit, ndërsa mysafirët ishin të pafuqishëm për t’i ikur katastrofës.

Drita mundi minimalisht Lepecin (1-0), për ta konfirmuar formën osciluse të saj. Besa pa shumë mund mposhti Gjilanin, për t’u përforcuar në vendin e gjashtë, ndërsa mysafirët i fundosi edhe më shumë për t’ua zbehur gjasat e mbijetesës.

Në këtë xhiro pesë skuadra vendase shënuan fitore, ndërsa vetëm Prishtina në terrenin e vet barazoi. Drenica ishte skuadër e vetme mysafire që importoi një pikë. Në këtë xhiro u shënuan 15 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version