Site icon Telegrafi

Futboll, Prishtina e para

Prishtina e shfrytëzoi më së miri dështimin e Trepçës’89, mundi Gjilanin (5-1) dhe me 53 pikë të tubuara mori kryesimin e skuadrave elite.

Fitore shumë të rëndësishme shënoi Lepenci në Kaçanik në përballje me Trepçën (2-1). Kaçanikasit mposhtën rivalin e drejtpërdrejtë për t’i ikur zonës së barazhit.

KEK-u dhe Liria ndanë pikët (1-1). Ky epilog i favorizon më shumë mysafirët, të cilët i shtuan gjasat për mbijetesë.

Besa mposhti bindshëm Vëllaznimin (3-0). Pejanët përmirësuan lojën dhe imazhin e lëkundur kohëve të fundit dhe me këtë fitore ruajtën vendin ndër gjashtë skuadrat e para në tabelë.

Të enjten në program është takimi i fundit i kësaj mesjavë, Drita – Drenica (16:00). /Telegrafi/

Exit mobile version