Site icon Telegrafi

Futboll: Përballje të forta në fundjavë

Kampionati i Kosovës në futboll i njohur si Raiffeisen Superliga është duke hyrë në fazën finale të tij, duke sjellur mjaft përballje interesante. Takimet e javës së 28-të do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën.

Përballja më interesante vlerësohet ajo në Gjilan, ndërmjet Dritës nikoqire dhe Prishtinës, e cila luhet të shtunën. Të njëjtën ditë takohen edhe e rrezikuara, Fushë Kosova dhe lideri i trazuar, Llamkos Kosova, si dhe Ferronikeli e Hajvalia.

Të dielën, po ashtu në orën 15:00, përballen Besa – Drenica dhe derbi mitrovicas, ku Trepça luan si nikoqire në fushën e Trepçës ’89, deri sa Ferizaj mbetet i lirë pasi që Hysi është tërhequr nga garat. /Sporti1/Telegrafi/

Futboll – Raiffeisen Superliga / Java 28-të:

E shtunë

Drita – Prishtina
Fushë Kosova – Llamkos Kosova
Ferronikeli – Hajvalia

E diele

Besa – Drenica
Trepça – Trepça 89 

Exit mobile version