Takimet e xhiros së fundit që të gjitha zhvillohen të dielën me fillim fillojnë prej orës 17:00. Në këtë xhiro të fundit do të përballen: Prishtina –Vëllaznimi, Liria – Trepça 89, Lepenci – Hysi, Trepça – Drita, Kek-u – Besa dhe Drenica – Gjilani.
Prishtinës i nevojitet fitorja ndaj Vëllaznimit për ta siguruar titullin e kampionit. Për t’i ikur barazhit do të luftojnë Lepenci, Trepça dhe Liria.
Lepencit as fitorja mund të mos i kryejë punë. Trepça dhe Liria në terrenin e tyre nëse shënojnë fitore atëherë sigurojnë ekzistencën ne Superligë. /Telegrafi/