Promotorët e Superligës Evropiane po festojnë vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë pasi e kanë kuptuar se janë fitues të luftës që patën me UEFA-n dhe FIFA-n rreth themelimit të garës evropiane për klube.
Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED) vendosi që të dy entitetet ushtrojnë një abuzim me pozitën dominuese dhe se fuqia e tyre për të parandaluar krijimin e garave të reja të futbollit bie ndesh me rregullat e konkurrencës evropiane.
Reagimet nuk kanë vonuar dhe pak minuta pas shpalljes së vendimit, A22, kompania që organizon Superligën Evropiane, ka shpërndarë një sërë publikimesh për vendimin gjyqësor, por në fillim kanë dalë fitues të saj.
Drejtori i Superligës, Bernd Reichart, ka dërguar disa mesazhe përmes llogarisë zyrtare në Twitter, të kompanisë që do të organizonte garën, duke siguruar që të ketë konkurrencë dhe të transmetojnë futboll falas:
“Ne kemi fituar të drejtën për të konkurruar. Monopoli i UEFA-s ka mbaruar. Futbolli u lirua. Tani klubet nuk do të vuajnë më nga kërcënimet dhe sanksionet. Ata janë të lirë të vendosin për të ardhmen e tyre”.
“Për tifozët: Ne do të transmetojmë falas të gjitha ndeshjet e Superligës. Për klubet: të ardhurat e klubit dhe pagesat në solidaritet me futbollin janë të garantuara”, ka shkruar Reichart. /Telegrafi/
🚨🇪🇺 Super League CEO Bernd Reichart: "UEFA-monopoly is over. Football is FREE. Clubs are now free from the threat of sanction AND free to determine their own futures!"
"For fans: We propose free viewing of all Super League matches."
"For clubs: Revenues and solidarity… pic.twitter.com/Lldv9bPYQp
— EuroFoot (@eurofootcom) December 21, 2023