Site icon Telegrafi

Futboll: Derbi se jo mahi

Prishtina apo Drita, Afrim Tovërlani apo Arbnor Morina, ‘Plisat’ apo ‘Intelektualët’, të gjitha këto dilema do të zgjidhen sot, në përballjen ndërmjet këtyre dy skuadrave në kryeqytet.

“Atmosfera në skuadrën tonë është shumë e mirë dhe moti nuk ka qenë më e mirë. Andaj, me padurim e presim derbin ndaj Dritës, të cilën e respektojmë. Pas këtyre tri rezultateve të fundit pozitive, morali është ngritur në ekipin tonë, andaj nga fillimi do të mundohemi ta fitojmë këtë derbi”, ka deklaruar trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani.

Ndërsa në anën tjetër homologu i tij, Arbnor Morina, ka thënë për gazetën ‘Sport’ se pret angazhim maksimal dhe rezultat pozitiv nga lojtarët e tij.

“Pres se si do të reagojnë lojtarët në këtë përballje, pas atyre rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit. Në këtë takim do të luajmë atë lojën që e ka karakterizuar Dritën gjatë këtij edicioni. Nëse lojtarët angazhohen maksimalisht, besoj se do të dalim me një rezultat pozitiv. Për këtë takim janë disa lojtarë në dyshim për shkak të lëndimeve. Deri para ndeshjes nuk mund të them nëse do të luajnë apo jo”, ka thënë Morina.

Katër përballjet e fundit mes këtyre skuadrave përfunduan kështu:

Drita – Prishtina 1:1
Prishtina – Drita 2:0
Drita – Prishtina 0:3
Prishtina – Drita 2:1

Formacionet startuese:

Prishtina: Mushica, Krasniqi, Haxhaj, Kuka, Ibrahimi, Sejdiu, Ahmeti, Malaj, Mazrekaj, Bërbatovci, Latifi.
Drita: Latifi, Morina, Ahmeti, Caka, Syla, B.Shabani, Xhika, Xh.Shabani, Sermaxhaj, Abazi, Ramushi.

/Telegrafi/

 

Exit mobile version