Telegrafi

Futboll: Derbi në Prizren

Kryendeshja e kësaj jave në program është të shtunën në Prizren, kur prej orës 16:00 takohen rivalët e vjetër Liria – Prishtina. Po të shtunën në orën 17:00 do të përballen Drenica –Llamkos Kosova (V).

Të dielën zhvillohen dy ndeshje, Vëllaznimi – Trepça (ora 15:00) dhe Trepça ’89 – Hajvalia (ora 17:00). Të hënën ndeshja e fundit e kësaj xhiro Drita – Feronikeli (ora 16:00). /Telegrafi/