Telegrafi

Fustanin që Eneda e vesh në Top Awards, Jonida e vesh në pishinë (Foto)

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa pak ditë më parë u shfaq në Top Awards me një fustan mjaft të bukur dhe të veçantë, por veçantinë e këtij fustani të Enedës e shuau një tjetër këngëtare shumë e njohur, shkruan Gazeta Blic

Fjala është për Jonida Maliqin e cila po të njëjtin fustan e vesh në pishinë, ndoshta kjo ishte për ndonjë fotosesion të realizuar nga këngëtarja mirëpo fansat nuk e presin aspak mirë.

Duke parë sa elegante duhet të jesh në një mbrëmje ku janë të pranishëm të gjithë yjet mbase e njëjta veshje nuk duhet të jetë e veshur edhe në plazh, aty ku edhe nuk preferohen veshjet elegante.