Kompania ‘Showpo’ që shet rroba përmes internetit, e ka krijuar të ashtuquajturin “fustan të zgjuar” të cilit mund t’i ndryshohen ngjyrat.
Në videon e postuar shihet modelja me veshjen e ngjyrë gri, që bëhet rozë, kaltër dhe pink pas komandës që merr nga një tablet, transmeton Telegrafi.
Sipas dizajnerëve, përzgjedhja e ngjyrës së veshjes tani i përket të shkuarës, meqenëse mund të blihet vetëm një rrobë dhe t’i ndryshohet ngjyra varësisht nga dëshira.
Por, ka të tillë që nuk po e besojnë se është e vërtetë, duke e konsideruar si një mashtrim të radhës që publikohet në internet. /Telegrafi/
https://youtu.be/ioe_lShWFCk