Aktorja britanike Isabella Charlotta Poppius vesh një fustan ideal për ditët kalimtare
Ajo para pranverës këtë fustan e stilizon me çizme të larta të bardha dhe me aksesorë shumëngjyrëshe të modës.
Ditët para pranverës sikur janë krijuar për kombinime të fustanit dhe çizmeve.
Formulat e ngjyrave si kjo ngrenë humorin dhe lajmërojnë ditë e ngrohta, transmeton Telegrafi.
Kombinimi i fustaneve valëvitës me çizme është njëra ndër mënyrat më të lehta që me stil të ndiqni këtë trend.
/Telegrafi/