Kendall Jenner është shfaqur me një fustan tërësisht transparent në një festë ditëlindjeje në Los Angeles.
Modelja dukej e mrekullueshme gjatë daljes së saj të fundit kur mori pjesë në festën e 26-vjetorit të Lori Harvey me një fustan të zi të gjatë tërheqës.
Fustani asimetrik transparent është i lidhur në qafë dhe zbulon shumë, gjë që bukuroshja nuk e kishte problem të ecte e sigurt.
Ajo gjithashtu kishte një gjerdan të zi që e mbante rreth qafës që përfshinte një detaj të madh me lule të kuqe.
Kendall e ka shpërndarë një video duke pozuar para pasqyrës dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave.
Kujtojmë se që në moshën 12 vjeçare, bukuroshja u bë personazh televiziv falë serialit real televiziv të klanit Kardashian/Jenner, “Keeping Up with the Kardashians”, ndërsa në moshën 14 vjeçare hyri në botën e modës. /Telegrafi/