Telegrafi

Fustani me sheqerka i siguron kontratë milionëshe

Sarah Louise Brian nga Birmingham i Anglisë, jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe me shumë vështirësi i rriste dy fëmijët e saj.

Por, gjithçka ndryshon kur ajo ‘e sheh në ëndërr një fustan të mbuluar me sheqerka shumëngjyrëshe’.

“U ngrita menjëherë dhe fillova të vizatoj, ndërsa të nesërmen vazhdova ta punoj fustanin” ka shpjeguar 27-vjeçarja, që ka kaluar kohë të gjatë për të punuar këtë veshje.

Ajo ka shpenzuar 150 qese me sheqerka dhe 90 tube me ngjitës, për të përfunduar kreacionin e saj, transmeton Rel.

Fotografia e veshjes, ka bërë xhiro në internet dhe ka rënë në sy të desejnerëve të kompanisë Ripley, të cilët e kanë kontaktuar Louise Brian.

Pas nënshkrimit të kontratës ajo ka siguruar një shtëpi komode, veturë dhe të gjitha gjërat që i duan fëmijët e saj.

“Unë jam dëshmi se pa marrë parasysh se kush jeni apo sa keq gjërat mund të bëhen, të gjithë mund të dalin nga situatat e këqija dhe të ecin para”. /Telegrafi/