Georgina Rodriguez e ka vendosur natyrshëm veten si trendsetere me postimet që tregojnë veshje dhe bizhuteri luksoze. Por të gjithë pyesin veten, a mund të blejnë paratë stil?
Georgina Rodriguez ka treguar fustanin e ri me vlerë prej 2.500 eurosh. Fustani i zi i ngushtë, në pamje të parë duket klasik, madje pak më i mbyllur se të gjitha veshjet me të cilat jemi mësuar të shohim Georginën. Por, duke parë nga afër, shohim se fustani është transparent dhe i tregon qartë të brendshmet e saj.
Georgina thuhet se i pëlqen të shpenzojë paratë e të fejuarit dhe të mburret me to. Pothuajse çdo postim i saj përbëhet nga një seri fotosh që shfaqin sende luksoze nga shtëpia e saj, bizhuteri apo çanta. Kështu ndodhi edhe këtë herë, ku mund të shihnim një dollap këpucësh me dhjetëra sosh të markave prestigjioze, transmeton Telegrafi.
Veç këpucëve, Georgina është krenuar edhe me një çantë lëkure krokodili të zezë Hermes me vlerë mbi 60 mijë euro, si dhe bizhuteri, çmimin e të cilave as që mund ta marrim me mend.
Me këtë rast, Georgina ka çaktivizuar komentet në rrjetet sociale, ndaj përveç thënies së saj “Çdo ditë afrohen me një version më të mirë të vetes”, nuk ka mbetur asnjë koment.
Arsyeja mund të jetë se njerëzit në rrjetet sociale i dërgojnë kryesisht komente negative, duke i kujtuar vazhdimisht se stili nuk mund të blihet me para. /Telegrafi/