Telegrafi

Fustani që po i “çmend” njerëzit në rrjetet sociale (Video)

Fustani dy ngjyrësh ka ndarë komentuesit në një debat online, ku një pjesë thonë se e shohin atë të bardhë dhe flori dhe pjesa tjetër, blu dhe të zi.

Fotoja është postuar për herë të parë në Tumblr nga 21- vjeçarja Caitilin McNeill, nga Skocia.

Pasi njoftoi miqtë e saj se në foton që kishte shkrepur shihte dy ngjyra, ajo vendosi ta publikojë në rrjetet sociale.

Fotot e fustanit, të cilat u përhapën menjëherë, filluan të komentoheshin edhe nga persona të famshëm.

Figurat e njohura që janë përfshirë në këtë debat janë Kim Kardashian, Kanye West, Justin Bieber, Taylor Swift…