Blerësja e nga Cheshire e Anglisë, e kishte blerë një fustan nga interneti, me shpresën se do t’i rijë në trup, sikurse edhe modeles që e reklamon.
Por, 26-vjeçarja mbeti e zhgënjyer me veshjen që ka dizajnin e lëkurës së tigrit, sepse ngjanë shumë me veshjet që kanë personazhet në filmin e animuar Flinstone, transmeton Telegrafi.
“Me këtë fustan, dukem si personazh nga para historia, sepse është i qepur shumë pa formë” ak shkruar blerësja përbri fotografive. Atë e këshilluan ta hekurosë mirë dhe ta përshtat me rrip, mbase edhe mund të ketë sukses.
Kjo nuk është hera e parë, që në internet reklamohet veshjet si shumë të sofistikuara, teksa blerësve iu arrijnë shumë të dobëta dhe të papërshtatshme. /Telegrafi/