Telegrafi

Fustani që Amy Winehouse veshi në performancën e saj të fundit del në ankand

Foto: Amy Winehouse

Fustani që Amy Winehouse veshi për performancën e saj të fundit është një nga koleksionet e sendeve personale të këngëtares së ndjerë që do të dalë në ankand.

Mini-fustani me simbole, me një ngjyrë të bardhë dhe të zezë i kombinuar me detaje të luleve, pritet të kushtojë 14,500 paund, shkruan The Sun.

Ylli i “Rehab” veshi atë në një festival në Beograd, Serbi, dhe u tall me të pasi u duk shumë e dehur për të performuar.

Foto: AP

Një muaj më vonë, në korrik 2011, ajo vdiq në moshën 27-vjeçare nga helmimi nga alkooli në Londër.

Shitja e nëntorit në Los Angeles përfshin gjithashtu një kuletë dore, sytjena, skica dhe sende të tjera personale të artistes.

Foto: Rex Features

Të gjitha të ardhurat do të shkojnë drejt fondacionit të ngritur në kujtesën e Amy nga prindërit e saj, për të ndihmuar të rinjtë me probleme të varësisë.

“Amy Winehouse është një nga ikonat e rralla dhe të shquara të muzikës, fuqia e jashtëzakonshme dhe shprehja shpirtërore e së cilës në çdo fjalë dhe shënim që ajo këndoi me zërin e saj të veçantë nuk mbetet e pakrahasueshme nga asnjë artist tjetër në historinë e muzikës”, tha Martin Nolan, drejtor ekzekutiv i ankandit Julien’s Auctions.

“Ne festojmë talentin e saj të veçantë dhe stilin klastik në këtë koleksion të artefakteve dhe veshjet e saj më personale të veshura në momentet e saj përcaktuese të karrierës”, u shpreh ai. /Telegrafi/