I lehtë, klasik dhe i thjeshtë, me të nuk do të gaboni
Pas disa ndryshimeve të temperaturave, duket që përfundimisht mund të themi që vërtet na ka ardhur pranvera dhe me të edhe momenti që nga dollapët të nxjerrim rrobat e pëlqyera – fustanet, transmeton Telegrafi.
Duke pasur parasysh që ende është ftohtë për sandale, ngjyrat e pastelit do të presin edhe pak, mirëpo në këtë periudhë sërish do të bartim hitin e modës i cili, duket që, bash kurrë nuk do të dalë nga moda – fustanin teksas!
Këtë rrobë femrat e adhurojnë, para së gjithash, sepse është shumë praktik – si edhe xhinset teksas, mund të bartet me të gjitha rrobat, në çdo rast.
Shkojnë shkëlqyeshëm me atlete dhe këpucë të rrafshëta për shëtitje relaksuese në qytet, por edhe me taka për dalje në mbrëmje apo ndonjë variant diç më solemn.
Varësisht nga modeli dhe gjatësia, fustanin teksas lehtë mund ta bartni në punë…
E gjitha që duhet të bëni vërtet është që t’ia përshtatni stilit tuaj dhe do të jeni të gatshme për çdo rast!
Në vazhdim po ju sjellim edhe disa shembuj se si mund ta bartni fustanin teksas!
/Telegrafi/