Këtë sezon fustanet me lule kanë rënë në plan të dytë, ndërkaq vendin e tyre e kanë zënë fustanet me ngjyrë të verdhë, të cilat stilin tuaj mund ta ngrenë në nivel më të lartë, si për shkak të ngjyrës efektive, ashtu edhe për shkak të modelit.
Si trend i mundshëm, ky fustan është “imponuar” që nga viti i kaluar, mirëpo këtë pranverë pa dyshim do të arrijë potencialin e vet të plotë, transmeton Telegrafi.
Vitin e kaluar për këtë trend e kemi “fajësuar” Beyonce-n dhe fustanin e saj luksoz ngjyrë të verdhë në ‘Hold Up’, si edhe Ema Stoun, e cila ka “vallëzuar” e veshur me fustan të verdhë deri në “Oskarin” e saj të parë për aktoren kryesore në filmin “La La Land”, derisa këtë pranverë në modë i ka futur e ashtuquajtura “gjenerata Z”.
Megjithatë, trendi në fustane nuk është i përkufizuar vetëm për nuancën e tyre të verdhë, por barten edhe nuancat pastele, si edhe variantet e errëta dhe okër, ndërsa ajo e verdhë e zjarrtë ende është më e preferuara.
Fustanet e verdha dominimin e vet të modës me siguri do ta vazhdojnë edhe gjatë verës, sepse në kombinim me tenin e nxirë nga dielli duken më mbresëlënëse.
Në vazhdim shikoni edhe modele të tjera fantastike të fustaneve ngjyrë të verdhë, por dhe se si mund t’i bartni!
/Telegrafi/