Site icon Telegrafi

Fustani i shkurtër i nuses

Fustani i shkurtër i nuses për këtë vit mendohet se do të cilësohet si modeli më i suksesshëm për të gjitha koleksionet pranverë-verë. Është një zgjedhja ideale për një martesë moderne, por edhe për nuset që duan të jenë origjinale dhe me stil.

Modelet më të ndërlikuara në mëndafsh, por edhe fustanet e bardha që luajnë me transparencat e copave të mbivendosura, me linja të buta dhe joshëse, gjithmonë të modës dhe të rëndësishme.

Fustanet me linja që bien në sy për thjeshtësinë e tyre, të kombinuara me xhaketa dhe bolero me linja të realizuara nga stilistë të mëdhenj, të përkryera dhe jo të tepruara. /Telegrafi/
 

Exit mobile version