Telegrafi

Fustani i nusërisë veshja e nusërisë

Nuset e 2010-ës duhet të shijojnë në maksimum ditën e dasmës dhe të zgjedhin më të mirën e tyre.
Koleksioni i ri karakterizohet nga zbukurimet me gurë. Gjithashtu, sipas shijeve ekstreme që mund të kenë vajzat e reja ato mund të gjejnë të gjitha llojet e fustaneve, që ndoshta i kanë fantazuar më parë; transparentë, të ngushtë, të gjerë, klasikë, modernë, apo deri tek fustane nusërie mini.

 

Kur bëhet fjalë për fustanin e nusërisë, ai zgjidhet disa muaj përpara. Por, cilat janë tendencat e fundit të fustaneve të dasmës? Sigurisht që fustani i nusërisë duket të jetë i bardhë, por për nuset guximtare, ekziston edhe rafti i fustaneve roze karamele, viole lulevile, dhe pse jo mund te guxosh qe nga e kuqja rubin e deri tek ajo bordeaux, te konsideruara tashme si “fashion addict” e ngjyrave të nusërisë.