Site icon Telegrafi

Fustani i nusërisë i vidhet disa orë para dasmës

Policia njoftoi se nusja dhe një shoqe e saj kishin hyrë në një sallon parukerie për tu bërë gati për dasmë. Kur dolën jashtë, zbuluan se dikush ia kishte vjedhur fustanin që nusja kishte planifikuar ta vishte për martesë. Një çantë me aksesorë tjerë po ashtu ishte vjedhur. Automobili nuk ishte dëmtuar.

Policia beson se hajnat kishin thyer kodin automatik të dyerve. Policia shpreson se do ta gjejë fustanin me kohë para ceremonisë së dasmës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version