Telegrafi

Fustani i gjatë – tendenca që bie në sy

Pajtim Raci, dizajner
tel. 049 203 405

Fustani i gjatë është detaji i preferuar i preferuar jo vetëm për këtë sezon specifik, por është edhe komod dhe shumë i rehatshëm.

Këto fustane duhet të prekin pothuajse gjer në tokë, më saktë thembrat e këmbëve pothuajse mos të duken fare. Në varësi nga periudha e ditës dhe rasti në të cilin do preferoni t’i vishni, ato kombinohen shumë bukur dhe me stoli të mëdha, me pëlhura të lehta verore.

Eleganca është një nga kriteret që bën një femër më me sharmë sesa një tjetër. Po çfarë është eleganca? Të veshurit me shije tregon një formë elegance, shijeje dhe afirmimi. Frymëzohuni nga fotografitë dhe mos nguroni të keni një nga këto në gardërobën tuaj. /Telegrafi/

Model: Kadrie Canolli
Grimi dhe flokët: Selvete Begolli
Foto: Liberian Selimi