Telegrafi

Fustani i bardhë, pjesë e koleksioneve të sezonit

Fustani i bardhë

Fustani i bardhë i Dolce & Gabbana për një kohë shumë të shkurtë është paraqitur në kryetitujt e revistave më me ndikim të modës anekënd botës, ndërsa të gjithë e dinë se cilido kreacion duhet të ketë ‘argumente’ të forta nëse dëshiron të gjendet në faqet e revistës së famshme “Vogue”.

Edhe pse sezoni aktual pranveror-veror është paralajmëruar se do të përshkohet me ngjyra të gjalla (ngjyrë portokalli, të kaltër, të gjelbër etj.), ekzotikë lindore, laramani, veshje me lule, veshje të ngushta dhe me mostra nga kafshët e egra, megjithatë asnjëherë nuk duhet harruar se klasika shekullore është më fuqishme sesa trendet!

Ndërsa fustani i bardhë padyshim që është klasiku më i rëndësishëm i sezonit- veshja kult, e cila është gjithmonë ‘in’! Elegant dhe femëror, i gjatë ose i shkurtë, i thjeshtë ose i zbukuruar me detaje të ndryshme, siç janë stolisjet me dantelle- fustani i bardhë është pjesë e koleksioneve verore të kompanive të njohura të modës, si Versace, Fendi, Valentino dhe tashmë e përmendura Dolce & Gabbana.

Ja si duket fustani në pistën e modës: