Telegrafi

Fustani i hollë nuk bie nga froni i modës as në këtë sezon: Kështu bartet modeli më femëror gjatë ditëve të vjeshtës!

I thjeshtë, efektiv dhe klasik, ky fustan nga favoritet e modës të viteve nëntëdhjetë është kthyer ndër trendët më të dëshiruar të modës dhe e ka shndërruar në klasikë moderne me të cilin kurrë nuk do të gaboni

U rri shkëlqyeshëm të gjithë tipave të trupit, mirëpo varësisht nga shtesat e modës dhe këpucët të cilat i zgjidhni mund të bartet edhe në variante më të shkujdesura, por edhe në disa raste më solemne, transmeton Telegrafi.

Po ju sjellim disa propozime se si mund t’i stilizoni gjatë ditëve më të ftohta:

Hidhni triko të gjerë mbi fustan dhe në çast do të keni veshje të shkujdesur, mbresëlënëse…

Për ndonjë rast më solemn, fustanin kombinojeni me taka të larta dhe mantel. Ky bashkim duket mbresëlënës.

Nuk do të gaboni as nëse e kombinoni me xhaketë lëkure.

Shtoni fustanit xhaketën, atlete të bardha klasike dhe do të jeni të gatshme për takim afarist.

 

Për shëtitje relaksuese në qytet apo për shkuar në restorant me shoqen, zgjedhje e përsosur do të jetë nëse nën fustan vishni fanellë të ngushtë me mëngë të gjata. /Telegrafi/