Telegrafi

Fustani elegant që e bleu nëpërmjet internetit, ngjante më shumë me qesen e mbeturinave (Foto)

Niamh O’Donnell nga Nottingham i Anglisë, ka mbetur e dëshpëruar, kur i arriti pakoja me atë që priste të jetë fustani elegant, që e kishte blerë nëpërmjet internetit.

Adoleshentja 20-vjeçare, e ka veshur vetëm për mahi, veshjen që ngjante me qesen e mbeturinave, me përmasa shumë të mëdha, transmeton Telegrafi.

“Kur planet për të lënë përshtypje, në një natë në klub, nuk shkojnë si prisje” ka shkruar O’Donell përbri imazheve të shpërndara.

Megjithëse pagoi 25 funte, kur kontaktoi me kompaninë që ofron mallra nëpërmjet internetit, i refuzuan ta kthente prapa, meqë ishte pikërisht numri që kishte kërkuar.

Mirëpo, materiali, qepja dhe përfundimet e fustanit, nuk ishin aspak të ngjashme me atë që shfaqej në reklamë. /Telegrafi/