Lauren Cox duket më mirë se kurrë më parë
Aktorja transgjinore Lauren Cox ka lënë në hije të gjitha në tapetin e kuq në premierën e filmit “Charlie’s Angels” në Los Angeles, transmeton Telegrafi.
Ylli dyzeteshtatëvjeçar i serisë “OrangeIs The NewBlack” ka bartur fustanin i cili nuk i ka lënë shumë vend imagjinatës, ndërkaq atyre të cilët nuk e dinë u ishte shumë e vështirë të besonin që ajo dikur ka qenë mashkull.
Lauren ka lindur në Alabama, ndërkaq atë dhe të vëllain identik binjak i ka rritur nëna vetushqyese.
Për shkak që gjithmonë është ndier si femër, është përpjekur të bëjë vetëvrasje kur ishte vetëm 11 vjeç, ndërkaq tmerrin e vërtetë e ka kaluar gjatë shkollimit të mëtejshëm.
Ka diplomuar në fakultetin e arteve të bukura. Pas diplomimit është marrë me vallëzim dhe ka qenë ‘drag-queen’.
Sot është aktore e famshme, mirëpo edhe aktiviste e madhe e LGBT-së. /Telegrafi/