Këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në Eurovision tashmë ka përfunduar të gjitha përgatitjet për të na përfaqësuar sa më mirë.
Eneda Tarifa ka zgjedhur që për veshjen e saj të kujdeset Bora Kokëdhima, e cila është motra e këngëtares Besa Kokëdhima, transmeton Telegrafi.
Sipas pamjeve të publikuara nga vetë stilistja, këngëtarja shqiptare do të vishet me një fustan të gjatë 50 metra.
Eneda për këngën ka marrë kritika të mëdha dhe dyshimet edhe për një dështim të Shqipërisë në festivalin evropian, janë shumë të mëdha, pasi një pjesë e madhe e publikut dhe kritikës kanë vlerësuar se kjo nuk është këngë e denjë për të na përfaqësuar.
Veç kësaj kënga shqiptare nuk është vlerësuar as në sondazhet që mbahen para fillimit të festivalit, duke u ranguar në pozitat e fundit të listave./Telegrafi/.