Pajtim Raci,
Dizajner mode dhe grimer
tel. 049203405
Në ndryshimin sezonal të gardërobës të secilit nga ne, na jep dëshirën për të bërë blerje me veshjet e fundit të pasarelave të modës që ndryshon për çdo sezon dhe ta bënim nga e para. Por ka një sekret, për të qenë gjithmonë në modë me veshjet që ne zgjedhim edhe për disa sezone:
1. Të dimë të bëjmë blerje të zgjuara që të përshtaten me karakterin dhe stilin e secilit prej nesh, pa u influencuar shumë nga tendenca që zgjasin vetëm tre muaj.
2. Të mbajmë në gardërobën tonë veshje njëngjyrëshe klishe, si e bardhë, e zezë, blu e kuqe dhe vjollcë. Si përshembull, duke bërë blerjet inteligjente ose blerjen e veshjeve klishe afatgjata, duke i ndërruar detajet ose aksesorët. Duke e bërë veshjen tonë gjithmonë në modë dhe mbi te gjitha të këshillohemi gjithmonë nga ekspert mode, duke i kërkuar diçka të kombinueshme, gjithmonë e më shumë veshje që t’i rezistojnë kohës.
Një dizajner mode duhet të njohë mirë tonet e ngjyrat, si dhe kombinimet perfekte që ne i gjemë në natyrë të perfeksioniara. Duhet të jemi mendjehapur dhe disi futurist në krijimet e tendencave për t’i paraprirë gjithmonë modën e ardhshme dhe për të qenë gjithmonë përpara.
Çdo ditë e më shumë jemi të interesuar të jemi veshur, jo vetëm mirë, por dhe me tendencat e fundit. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të kuptojmë që tendencat janë të rëndësishme por stili i secilit nga ne, fillon te karakteri ynë dhe do ndihemi gjithmonë mirë nëse krijojmë modën rreth nesh.
Këshillat kryesore për të qenë gjithmonë tërheqëse dhe në modë
1 Të jemi gjithmonë elegante në veshjen tonë, duke e përzgjedhur atë me kujdes në kombinim.
2. Ta shoqërojmë gjithmonë veshjen tonë më këpucët e duhura, mundësisht me takën fine që na bën të ndjehemi femra pa anashkaluar asnjëherë kujdesin për aksesorët, që janë detali i rëndësishëm i veshjes.
3. Të vishemi çdo mëngjes përpara pasqyrës si për në takimin tonë më të rëndësishëm dhe mos harroni parfumin tuaj të preferuar.
Si të bëni veshjen tuaj këtë verë?
E megjithatë, këtë sezon mesa duket, lulet nuk do tu jenë vetëm simbol i stinës, por edhe i modës. Natyrisht një fustan me lule, i kombinuar edhe me ndonjë triko të hollë sipër, për buzëmbrëmjet e freskëta është veshja e duhur për një vajzë.
Fustani i nusërisë është pjesa më e rëndësishme dasmës. Është gjëja e parë që mendon një vajzë pa kaluar tek pjesa, ju dhe si dom të organizohet eventi. Por, normalisht edhe sytë janë të drejtuar nga nusja atë ditë. /Telegrafi/