Veshjet prej lëkure të destinuara për muajt e ngrohtë të vitit nuk janë të rralla, sidomos kur bëhet fjalë për fustanet
Nga viti në vit, veshjet prej lëkure nuk bien nga lista e tendencave dhe ashtu si në muajt e dimrit, edhe ky trend nuk na anashkalon me rritjen e temperaturave, transmeton Telegrafi.
Edhe pse muajt e pranverës janë një kohë ideale për të veshur fustane me pala, versionet prej lëkure janë një zgjedhje po aq e mirë.
Në vend të modeleve të strukturuara, fustanet prej lëkure me një prerje më të gjerë që i bën të bukur i bën shtesa e një rripi apo kollani janë veçanërisht të preferuara në muajt e pranverës dhe këtë fakt e mbështet edhe oferta e tyre e pasur në raftet e dyqaneve.
Deri tani më të zakonshmet janë ato në ngjyrë të zezë, të cilat janë një alternativë e guximshme e një fustani të zi të vogël dhe si ai do t’i kombinoni lehtësisht me modele të ndryshme këpucësh, veshjesh dhe aksesorësh.
Versionet vegane ose të lëkurës origjinale për muajt e pranverës janë të hollë dhe mjaft të bollshme për të lejuar lëvizjen e lirë.
/Telegrafi/