Telegrafi

Fustanet prej kondomëve për seks të sigurt

Më shumë se 5.000 kondomë dhe dy javë punë kanë shkuar në përpunimin e dy fustaneve, raporton People’s Daily. "Ato janë shokante për sy, dhe të mira për t’iu rikujtuar njerëzve rëndësinë e seksit të sigurt", ka thënë zëdhënësi i spitalit.

Dy motrat kanë shpërndarë broshura dhe kondomë për pjesëmarrësit e ngjarjes, e cila u mbajt me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër AIDS-it.

Spitali gjithashtu ka përdorë edhe 10.000 kondomë tjerë për të përgatitur një baner për këtë ngjarje, i cili shkruante "Luftimi i i AIDS-it, Zbatimi i Zotimeve".