Manekinet janë shëtitur në pistë me fustanet fabuloze duke ndërtuar një atmosferë mjaft romantike.
Revyja është mbajtur në Musee Rodin në kryeqytetin francez, ndërsa punën më të vështirë e ka pasur Bill Gaytten, i cili është dashur ta plotësojë zbrazëtinë që kishte lënë mosprezenca e dizajnerit John Galliano (të cilin Christian Dior e ka suspenduar në muajin shkurt si pasojë e një arrestimi nga policia për shkak të ofendimeve racore që kishte bërë në një lokal në Paris). /Telegrafi/