Të gjata me prerje të drejta, me rrudha, apo me motive lulesh, ato mund të jenë pikërisht ashtu siç ju i dëshironi.
Fustanet e gjata i mbulojnë mangësitë dhe theksojnë dhe e zgjasin siluetën tuaj. Përveç që do të jeni në modë, ju do të ndjeheni të lira, të mbushura me freski në këto ditë të nxehta vere.
Fustani i gjatë, klasiku i kësaj stine të bukur ju shpëton në çdo situatë. Me avantazhin që transformon pamjen tonë në një shkëlqim të vërtetë, me ndryshimin e aksesorëve, për të kaluar nga impenjimet e ditës në një mbrëmje më të veçantë.
Kujdesuni për siluetën tuaj femërore me cilëndo nga këto propozime, transmeton Telegrafi.
/Telegrafi/