Bëhet fjalë për fustane shumë elegante për të reja, që janë zgjidhje e përsosur, për ato që kanë para dhe janë mysafire të shpeshta nëpër mbrëmjet luksoze.
Dizajnerët e modës, Maria Grazia Chiuri dhe Pier Paolo Picciolo, kanë arritur që të vënë vulën e tyre mbi koleksioni e ri duke i ‘rinuar’ kreacionet në mënyrë që të tërheqin sa më shumë kliente të reja.
Fustanet e hirshme me ngjyra vjeshte, me siguri se do të jenë hit në mes të damave të njohura. /Telegrafi/