Telegrafi

Fustane për Vitin e Ri sipas rastit dhe vendit ku do të shkoni

Që të mund të vendosni drejt se çka do të vishni në Natën e Vitit të Ri, patjetër duhet të vendosni se ku do ta festoni. Është me rëndësi t’i kushtoni kujdes ambientit, si dhe a ekziston “dress-kodi”, a është fjala për tubim formal apo për tubim argëtimi.

Ju propozojmë këto fustane, të cilat janë të dizajnuara të nxjerrin në pah seksipilitetin dhe feminitetin, transmeton Telegrafi.

Veshjet për gala-mbrëmje. – Ju rekomandojmë për Natën e Vitit të Ri në restorante të shtrenjta dhe hotele luksoze. 

Veshjet për pritje mysafirësh. – Rekomandohen kombinimet të cilat mund të përdoren në kremten e Vitit të Ri në rrethin familjar apo në ambientin afarist në restorante të klasës së mesme.

Fustanet për koktej-party. – Fustanet janë për të reja dhe vishen në Natën e Vitit të Ri në ahengjet e organizuara privatisht, party në kafene të fansave, klube, kokteje dhe bare, etj.

Fustanet për argëtim në kafene. – Duhet të visheni kështu nëse Vitin e Ri do ta prisni në kafenenë e lagjes, qytetit, etj., në disko-bare, në rrethin e ngushtë të miqve në aheng me miqtë të zgjedhur, në shtëpi apo dëshironi që gjatë mbrëmjes t’i ndërroni disa vende apo nuk e dini saktësisht se ku do të shkoni.

Fustani ngjyrë të zezë gjithmonë është zgjedhje e mirë për dama me trup më të plotë, andaj është mirë t’i shikoni propozimet tona për pamjen tuaj gjatë pritjes së Vitit të Ri. /Telegrafi/