Telegrafi

Fustane për të gjitha rastet

Ekziston një liri dhe shkujdesje, që lidhet me atë se çfarë ne veshim dhe asgjë nuk është më e rehatshme se një fustan. Stili me një sup është një stil seksi për këto ditë verore që kombinon elegancën me asimetrinë, linjat klasike me një qëndrim pak të anuar dhe sigurisht, mbulimin me ekspozimin.

Mund të themi se dehe fustanet e gjata vazhdojnë të jenë në modë gjithmonë e më fuqishëm. Ka njerëz që mendojnë se gjatësia mund të zbehë këdo që nuk ka gjatësinë e një modeleje, por kjo e metë mund të rregullohet nëse i kushtoni kujdes volumit poshtë belit tuaj. Këto fustane janë mjaft të rehatshme.

Sigurisht që ekzistojnë stile të lehta, njëngjyrëshe, por shumë stilistë këtë vit kanë qenë më se të vendosur për ngjyrat e gjalla dhe të ndezura. /Telegrafi/