Site icon Telegrafi

Fustane për mbrëmjen e maturës të punuar nga prezervativët?

Në Nabraska të Shteteve të Bashkuara, një grup që merret me shëndetin e të rinjve, ka punuar një koleksion fustanesh nga prezervativët.

Kur maturantet të shkojnë për të blerë fustanet, ato do të ndeshen në këto kreacione shumëngjyrëshe, që në vend të çmimit kanë një shënim, transmeton Telegrafi.

“Të jesh i sigurt është gjithmonë në modë. Shmangni sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe shtatzënësinë e padëshiruar duke përdorur kondom” shkruan në pusullë.

Me anë të kësaj forme, po konsiderohet se mund të reduktohet rreziku nga marrëdhëniet e pambrojtura seksuale.

Fustane për mbrëmjen e maturës të punuar nga prezervativët foto 2

 

Fustane për mbrëmjen e maturës të punuar nga prezervativët foto

 

Exit mobile version