Meridet Ostom, në ngjarjen më elegante të sezonit, është shfaqur me fustan në të cilin vizatohen pjesët e trupit.
Teknikisht, aktorja nuk ka treguar asgjë nga trupi i vet, mirëpo printi i bikinit në fustan është diçka më e papritur që keni mundur deri tani ta shihni, transmeton Telegrafi.
Në fustanin i cili është përshkruar si “i pashije” janë treguar vizatime gjoksi me thimtha dhe brekët nën të cilat vërehet zona e bikineve.
Ky fustan ka shkaktur pakënaqësi publike edhe të kritikëve të modës, mirëpo aktores kjo gjë nuk i linte përshtypje.
Derisa pozonte në tepihun e kuq, Meridet buzëqeshte me kënaqësi e lumtur për shkak të interesimit që tërhoqi, shkruan Mirror, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, kjo aktore është shumë e njohur për rolet episodike dhe për aktrimin në serinë “Seksi dhe qyteti”. /Telegrafi/