Site icon Telegrafi

Me fustan të gjatë e të hapur, Margot Robbie shkëlqen në rikthimin në Australi për premierën e filmit “I, Tonya” (Foto)

Aktorja e jashtëzakonshme australiane, Margot Robbie ka shkëlqyer edhe një herë.

Bukuroshaj bjonde është rikthyer në Australi, gjegjësisht në vendlindjen e saj, ku në Sidney promovoi filmin e ri.

“I, Tonya” është filmi i ri i cili pati premierën dhe ku Robbie rrëmbeu suksesshëm vëmendjen në tapetin e kuq.

Aktorja australiane sfidoi edhe orarin e ngjeshur, ku përkundër kohës së shkurtër për të pushuar, ajo u shfaq me një fustan të bardhë të hapur, duke treguar guxim.

Margot Robbie konsiderohet prej yjeve më atraktive të skenës së filmit,

Bukuroshja bjonde gjithnjë rrëmben vëmendjen në paraqitjet e saj dhe nuk ishte ndryshe as në Australi.

Robbie është 27 vjeçare e martuar me Tom Ackerley nga viti 2016, kurse është shpallur në vitin 2017 si një nga 100 personat më me ndikim nga Time. /Telegrafi/

Exit mobile version