Site icon Telegrafi

Fushë Krujë, përplasen 3 automjete, 7 të plagosur, 3 rëndë

Aksidenti ka ndodhur në orën 8:00 të mëngjesit tek kryqëzimi i Gramzës, teksa një automjet me targa Tirane 58 83 H që udhëtonte në drejtim të veriut ka tentuar të parakalojë. Në atë moment, nga rruga dytësore, ka hyrë në autostradë një furgon pasagjerësh, veprim që ka shkaktuar përplasjen mes 3 mjeteve.

Tre personat e dëmtuar rëndë janë dërguar për kurim drejt Spitalit Ushtarak./Telegrafi/
 

Exit mobile version