Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku rrugor në Fushë Kosovë, në të cilin janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësor.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Policët nga njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.
Ndërkohë që ekipet e mjekëve emergjent janë në vendin e ngjarjes për të ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor./Telegrafi/