Telegrafi

Fushë Kosovë, shtetasi i Shqipërisë sulmon një person

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, shtetas i Shqipërisë pasi kishte sulmuar viktimën, duke i shkaktuar lëndime.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 07:30 në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë.

Viktima ka marrë tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/