Site icon Telegrafi

Fushë Kosovë, ia thyejnë xhamin e veturës dhe i vjedhin çantën me para dhe pasaporta

Policia ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të policisë ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, duke përdorur forcën kishin thyer xhamin e veturës së tij, me targa të huaja dhe nga aty kishin arrit të marrin një çantë të dorës, ku brenda kishte pasur para të gatshme, disa pasaporta të Kosovës, një telefon mobil, si dhe disa dokumente të ndryshme.

Rasti nën hetime. /Telegrafi/

Exit mobile version