Telegrafi

Fushë Kosova, tërë ditën pa ujë

Për shkak të pastrimit të rezervuarëve në objektin prodhues Kroni-Kuzmin, sot Fushë Kosova me fshatrat përreth me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

KUR”Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e qytetit të Fushë Kosovës me fshatra përreth, ata të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga objekti prodhues Kroni-Kuzmin, se sot (e mërkurë), do të ketë ndërprerje uji nga ora 06:00-18:00.

“Shkak i kësaj ndërprerje uji është pastrimi i domosdoshëm i rezervuarëve të ujit në këtë objekt, duke qenë obligim i yni që rezervuarët e ujit prej nga furnizohen konsumatorët tanë në të gjitha zonat e shërbimit të pastrohen njëherë në gjashtë muaj e më së largu njëherë brenda vitit”, është thënë në njoftim.

Pastrimi i rezervuarëve shërben për ruajtjen e cilësisë së ujit të pijshëm. /Telegrafi/