“Mendojmë dhe besojmë që do arrijmë të shpëtojmë nga rënia. Të gjithë jemi duke punuar vazhdimisht për të arritur synimin”, u shpreh fillimisht trajneri i Fushë Kosovës, Sami Sermaxhaj. Tutje, ai theksoi se humbja e fundit me Dritën ishte një gabim që mund t’i kushtojë, por gjërat do të kthehen ka e duhura pas ndeshjes me Besën, që e zhvillon këtë javë në Fushë Kosovë. “
Humbja me Dritën ishte një hap mbrapa për neve, por do të mundohemi me gjitha forcat të kthehemi të fitorja në ndeshjen me Besën. Jemi duke u përgatitur më shumë se kurrë”, përfundoi Sermaxhaj. Skuadra e Fushë Kosovës gjendet në vendin e fundit me 20 pikë të tubuara, apo pesë më pak se Trepça që gjendet në vendin e 11-të. /Tribuna/Telegrafi/