Komuna e Fushë Kosovës për nder të Ditës së Çlirimit ka mbajtur një akademi solemne në Qendrën e Kulturës ku ka nderuar ish ministrin e jashtëm britanik, Robin Cook me titullin “Qytetar Nderi”.
Robin Cook në Kosovë njihet që nga vitet e 90-ta kur në pozitën e ministrit të jashtëm britanik u angazhua në zgjidhjen e problemit të Kosovës, si ndërmjetësues në bisedimet mes palës shqiptare dhe asaj serbe në Rambuje të Francës.
Fushë Kosova ka vendosur që këtë akademi solemne ta emërtojnë “Falemnderit Austri” ku është falenderuar shteti i Austrisë për gjithë kontributin që ka dhënë gjatë luftës në Kosovës, njofton Klan Kosova.
Pos ish politikanit britanik, komuna e Fushë Kosovës ka nderuar edhe qytetaren Shahe Sinani me çmimin “Nderi i Qytetit” me motivacionin se zonja e cila ka jetuar në kushte të rënda financiare gjatë shtrimit në spital për shkaqe shëndetësore ka parë një fëmijë të braktisur me aftësi të kufizuara dhe të njejtin e ka adoptuar.
Kjo akademi është shoqëruar edhe me program artistik.